Lidhje

Kërkohet të bëhen publike të dhënat e punës së nën-presidentit Cheney mbi një strategji kombëtare të energjisë - 2004-04-27


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon sot argumente për të vendosur në se administrata e presidentit Bush duhet të bëjë publike të dhënat e punës së nën-presidentit Cheney mbi një strategji kombëtare të energjisë.

Kjo çështje buron nga një akt-padi e ngritur nga disa grupe të mbrojtjes së mjedisit, të cilat kërkojnë që qeveria të publikojë punën e grupit të posaçëm të energjisë, e drejtuar nga zoti Cheney, për të parë se çfarë ndikimi kishin firmat e energjetikës në hartimin e politikës kombëtare të energjisë.

Një gjykatës federal i dha urdhër Shtëpisë së Bardhë që të fillonte dorëzimin e dokumentave para 2 vjetësh. Shtëpia e Bardhë thotë se zbulimi i detyruar i të dhënave të tilla ndërhyn në të drejtën e presidentit për të marrë këllisha konfidenciale.

//ze//

XS
SM
MD
LG