Lidhje

John Negroponte, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak - 2004-05-01


“Realiteti i hidhur është që forcat destruktive dhe përçarëse po përpiqen të pengojnë përparimin në Irak,” tha John Negroponte, i emëruar nga presidenti Bush në rolin e ambasadorit amerikan në Irak. Aktualisht, zoti Negroponte është ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB. Ai do të fillojë detyrën e tij të re kur sovraniteti t’i kalohet popullit irakian.

“Përfundimi i punës së Autoritetit të Përkohshëm në Irak me 30 qershor, do të shënojë një hap të rëndësishëm drejtë krijimit të një Iraku të pavarur, demokratik dhe të qëndrueshëm, i cili do të ekzistojë në paqe me fqinjët e vet,” tha ai.

Ambasadori Negroponte tha se irakianët do të kenë gjithmonë e më shumë kontroll në udhëheqjen e vendit: “Në bashkëpunim me popullin irakian, misioni amerikan në Irak do të përkrah demokratizimin dhe respektimin e ligjit, do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe do të përkrah përpjekjet për vendosjen e sigurisë dhe elimimin e terrorizmit. Irakianët përparimtarë dhe të guximshëm vendosen një afat kohor dhe një program për demokracinë në një marrëveshje me 15 nëntor e cila u rikonfirmua me ligjin e përkohshëm administrativ.”

“Ka akoma sfida të tjera, thotë zoti Negroponte, por qeveria e re duhet të vendosë kushtet në të cilat qytetarët irakianë mund të përmbushin interesat e tyre nëpërmjet një rruge legjitime politike dhe jo përmes dhunës dhe hakmarrjes.”

“Zgjidhja për të arritur një siguri të qëndrueshme në Irak është formimi dhe forcimi i shërbimeve irakiane të sigurimit për të luftuar ekstremistët dhe terroristët e jashtëm dhe të brendshëm. Kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në forcën tonë për të ndihmuar qeverinë dhe popullin e guzimshëm Irakian për t’u vetëmbrojtur dhe për të ruajtur paqen dhe stabiliten, që do t’u bënte të mundur atyre të ndjekin rrugën drejtë zhvillimit dha aspiratave të tyre.”

Ambasadori Negroponte gjithashtu tha se: “Me afrimin e ditës së transerimit të sovranitetit një qeverie irakiane, ne nuk duhet të harrojmë se jemi akoma në një fazë të hershme të rindërtimit dhe rehabilitimit të Irakut.

XS
SM
MD
LG