Lidhje

Çfarë është FBIja? - 2004-05-01


Byroja Federale e Hetimeve është agjencia kryesore hetimore e Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja, mbikëqyr zbatimin e mbi 200 ligjeve federale. Por, sipas kësaj agjencie, dy detyrat kryesore tani janë parandalimi i terrorizmit dhe spiunazhit.

Byroja Federale e Hetimeve ndihmon edhe agjenci të tjera të rendit të Amerikës dhe vendeve të tjera. FBI-ja ka koleksionin më të madh të shenjave të gishtave në botë si dhe njihet për laboratorët e saj të kriminalistikës.

Byroja Federale e Hetimeve ka rreth 27 mijë punonjës dhe 56 zyra në gjithë vendin dhe mbi 40 zyra në vende të tjera. Mbi 11 mijë burra dhe gra shërbejnë si agjentë specialë. Ata hetojnë krime të tilla si grabitja e bankash, si edhe krimet që kanë të bëjnë me kompjuterat, ambjentin dhe terrorizmin. FBI-ja është kritikuar në lidhje me dështimin në përpjeket për parandalimin e rrëmbimit të avionëve që u përdorën në sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001. Drejtori i agjencisë, Robert Mueller, kohët e fundit dëshmoi para komisionit kombëtar që po heton sulmet në Washington dhe New York.

Zoti Mueller tha se FByroja Federale e Hetimeve dhe agjencitë e tjera kanë bërë shumë ndryshime që nga ajo kohë. Ai tha se ligjet e reja e kanë lehtësuar procesin e shkëmbimit të informatave rreth kërcënimeve të mundshme terrorist. Zoti Mueller tha se këto përpjekje kanë çuar në identifikimin e përkrahësve të al-Kaidës dhe konfiskimin e miliona dollarëve që përdoreshin për financimin e terroristëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG