Lidhje

Prodi paralamëron Britaninë për Kushtetutën - 2004-05-02


Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, paralajmëroi se Britania do të përballet me pasoja të rënda nëse votuesit e saj hedhin poshtë projektkushtetutën e propozuar evropiane.

Kreu i organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian thotë se vota kundër një karte bazë të bllokut, produkt i negociatave të gjata dhe të vështira, do të kishte pasoja serioze politike.

Kushtetuta ka për synim të forcojë procesin e vendimmarrjes në Bashkim Evropian, i cili të shtunën u zgjerua deri tek kufijt e Rusisë me pranimin e 10 vendeve të reja anëtare.

Pavarësisht nga komentet e zotit Prodi, anketat e opinionit tregojnë se sikur të votonin sot, shumica e britanikëve do ta hidhnin poshtë projektkushtetutën e re të bllokut.//ii

XS
SM
MD
LG