Lidhje

Amnesty International bën thirrje për hetim të pavarur të akuzave për torturimin e të burgosurve irakianë - 2004-05-03


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, bëri thirrje për një hetim të pavarur dhe publik të të gjitha akuzave për torturimin e të burgosurve irakianë nga trupat amerikane dhe të koalicionit.

Ky grup me bazë në Londër thotë se ka marrë raporte të shumta për keqtrajtimin e të burgosurve në Irak, duke përfshirë rrahjet dhe mbajtjen për një kohë të gjatë në izolim.

Por, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Richard Myers, tha se veprimet abuzive janë incidente të ralla në burgun e Irakut, Abu Gharib.

Ushtria amerikane tha të hënën se ka paralajmëruar 6 ushtarë amerikanë të akuzuar për ushtrimin e dhunës në burg.

Ndërkohë po zhvillohen hetime lidhur me akuzat se zyrtarë amerikanë të zbulimit i nxitën abuzimet me qëllim që të merreshin informata nga të burgosurit. //az//

XS
SM
MD
LG