Lidhje

Besnikë të klerikut radikal shiit al-Sadr sulmojnë një bazë amerikane - 2004-05-03


Milicë irakianë, besnikë të klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr, sulmuan një bazë amerikane në afërsi të qytetit të shenjtë të Naxhafit.

Gazetarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur për të paktën 20 të shtëna me mortaja në drejtim të bazës dhe përreth saj. Forcat amerikane iu përgjegjën zjarrit. Nuk ka njoftime për viktima në radhët e amerikanëve, por policia lokale dhe zyrtarët e shëndetësisë thonë se të paktën 5 irakianë u vranë dhe dhe 16 u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Forcat e koalicionit janë mbërthyer në një konfrontim me klerikun dhe milicinë e tij që nga fillimi i prillit.

Ndërkaq, në qytetin e tensionuar të Falluxhës thuhet se gjeneralët amerikanë do të emërojnë një ish-oficer të lartë të ushtrisë së Saddam Husseinit si komandant të forcave irakiane të sigurimit

Në jug të Bagdadit, një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën, të sulmuar me armë të vogla zjarri. //az//

XS
SM
MD
LG