Lidhje

4 fuqitë e mëdha afirmojnë angazhimin për planin e paqes - 2004-05-04


Katër fuqitë që mbështesin planin e paqes për Lindjen e Mesme afirmuan angazhimin e tyre ndaj këtij plani por thanë gjithashtu se e shikojnë pozitivisht propozimin e kryeministrit izraelit Ariel Sharon për tërheqjen e vendbanimeve hebraike nga Gaza.

Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian thanë në një deklaratë se plani i zotit Sharon është një rast i rrallë për ta çuar përpara çështjen e Lindjes së Mesme por shtojnë se kjo duhet të rezultojë në një tërheqje të plotë izraelite nga të gjitha vendbanimet në Gazë dhe nga disa të tilla në Bregun Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan e lexoi deklaratën para gazetarëve pas takimeve që pati në Nju Jork me Sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell si dhe me përfaqësues të Rusisë dhe të Bashkimit Evropian.

Zoti Sharon po shqyrton tani ndryshimet që mund t’i bëjë planit pasi partia e tij Likud e hodhi poshtë propozimin e mëparshëm për tëheqjen e të gjitha vendbanimeve nga gaza dhe të disa prej tyre nga Bregu Perëndimor.//ii

XS
SM
MD
LG