Lidhje

Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Jordanisë Abdullah - 2004-05-05


Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Jordanisë Abdullah për të diskutuar rreth procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Mbreti Abdullah shtyu bisedimet me presidentin Bush pasi ky i fundit mbështeti planin e kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, për të tërhequr kolonët hebrenj nga Gaza dhe 4 vendebanime të largëta të Bregut Perëndimor.

Më vonë, Partia Likud e zotit Sharon nuk pranoi ta mbështeste planin, por presidenti Bush shprehu mendimin se çdo tërheqje do të ishte e dobishme.

“Mendoj se kur shikon të ndërmeret një hap drejt paqes, është e rëndësishme për një vend paqësor si Amerika që ta mbështesë atë.”

Zoti Bush i tha rrjetit televiziv arab Al-Hura, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, se ai ende përkrah krijimin e një shteti palestinez. Por udhëheqësit arabë theksojnë shqetësimin e tyre se në se Izraeli gëzon mbështetje për ta zbatuar planin në mënyrë të njëanshme, Tel Avivi nuk do të hyjë në negociata.

Është e sigurtë që mbreti Abdullah do të parashtrojë këto shqetësime, madje i ka kërkuar administratës amerikanë disa siguri me shkrim. Ai është veçanërisht i interesuar në një farë garancie me shkrim në zgjidhjen përfundimtare se palestinezët do të kompensohen për çdo humbje të shtëpive ose tokës.

//ze//

XS
SM
MD
LG