Lidhje

Efektet e rezatimit; Shtatzenia - 2004-05-05


Një studim i ri tregon se edhe një dozë e vogël rezatimi që merret nëpërmjet radiografisë së dhëmbëve ndikon për lindjen e foshnjeve nën peshën normale. Studimi që u botua në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë këshillon gratë që t’i shmangen radiografive të dhëmbëve gjatë perudhës së shtatzanisë. Radiografia diagnostikuese e dhëmbëve është po aq e zakonëshme, sa edhe pastrimi i dhëmbëve. Por ky rezatim mund të jetë i dëmshëm për fetusin e një gruaje shtatzënë. Studimi i botuar para disa ditësh zbulon një lidhje midis rrezatimit të marrë gjatë radiografisë së dhëmbëve dhe lindjes së foshnjeve nën peshën normale. “Lloji i rezatimit për të cilin flasim është i një shkalle shumë të ulët”, thotë doktor Filip Huxholes pranë universitetit Uashington. Rezatimi gjatë analizave mjekësore ka kohë që është cilësuar si ndikues në lindjet e fëmijëve nën peshë, por përse ndodh një gjë e tillë, kjo ende vazhdon të mbetet e paqartë. Disa ia hedhin fajin organeve riprodhuese e të tjerët fajësojnë gjendrat tiroide. Studimi ishte një provë e mirë për të dyja këto teori, pasi rrezet X që përdoren për diagnostikimin e dhëmbëve drejtohen pranë vendit të gjendrave tiroide dhe jo drejt organeve riprodhuese. Doktor Huxholes thotë se sipas udhëzimeve të deritanishme, gratë shtatzëne mund t’u nënshtroheshin diagnostikimit me doza shumë të vogla rrezatimi në kokë dhe në qafë, pasi mendohej se rrezatimi në këto pjesë të trupit nuk ka efekte negative tek këto gra, dhe se vetëm rrezatimi i drejtpërdrejtë në uterus ose fetus ndikonte negativisht. Studimi u krye nga një ekip mjekësh i kryesuar nga doktor Huxholes i universitetit Uashington. Mjekët morrën në shqyrtim të dhënat mjekësore të mbi një mijë grave nga viti 1993 deri në vitin 2000, dhe arritën në përfundimin se marrja e rezeve X gjatë periudhës së shtatzënësisë shoqërohet me lindje të foshnjes nën peshën normale. Dy të tretat e grave të përfshira në studim kishin marrë rezatim gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë, çka lë të kuptohet se ato ende nuk e dinin se kishin mbetur shtatzëne.

Shtatzënia

Në Shtetet e Bashkuara, çiftet e sapo martuara kanë tani një metodë të re e më të saktë që përcakton periudhën e përshatëshme fiziologjike për të lindur fëmijë. Kjo është një metodë e përdorur prej vitesh në Evropë dhe tani tani është miratuar edhe nga agjencia e ushqimeve dhe ilaçeve për t’u përdorur në Amerikë. Ndërkohë, Ndërkohë, mbi 10 milionë çifte amerikane që përpiqen të bëjnë fëmijë, tani kanë një metodë të re e më të saktë që përcakton periudhën e përshatëshme fiziologjike për të lindur. Fëmija është ëndrra e shumë çifteve, por kur vjen koha për të patur fëmijë, një në çdo 5 çifte ndeshen në vështirësi. “Ata e fillojnë jetën e tyre së bashku duke u përpjekur të evitojnë shtazëninë”, thotë doktor Emet Branigan, “dhe kur vendosin të bëjnë fëmijë, mendojnë se kjo nuk është problem.” Doktor Branigan thotë se parashikimi i shtatëzënisë mund të ndihmojë veçanërisht për çiftet nën 35 vjeç, moshë që konsiderohet si periudha më e mirë për të lindur fëmijë. “Ndërsa afrohet periudha e fekondimit të vezëve, vihet re një shtim i estrogjenit, gjë që krijon një ndryshim në sekrecionin e pështymës”, thotë doktor Kurt Thumlert. Kjo është një analizë alternativë që po përhapet shumë mes grave. Nëpërmjet analizës së pështymës me mikroskop, mjekët tani mund të përcaktojnë në se gruaja është gati për të patur fëmijë. Përdorimi i kësaj metodë u miratua kohët e fundit nga Agjencia e Ushqimeve dhe Ilaçeve.

XS
SM
MD
LG