Lidhje

UNMIK-u hedh poshtë akuzat lidhur me trafikimin e femrave dhe prostitucionin në Kosovë - 2004-05-07


Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë hodhi poshtë të premten akuzat e organizatës Amnesty International lidhur me trafikimin e femrave dhe prostitucionin në Kosovë.

Zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë, Metchild Heineke, tha se raporti nuk ishte i balancuar dhe se nuk e trajton siç duhet gjendjen tragjike, me të cilën përballen viktimat e trafikimit në rajonin e Ballkanit.

Administrata e OKB-s në Kosovë e cilësoi raportin tejet të pamatur dhe tha se ai përmban vlerësime të përgjithësuara dhe se nuk paraqet gjendjen e vërtetë dhe nuk thekson përpjekjet e misionit ndërkombëtar dhe të shumë organizatave joqeveritare në luftën kundër kësaj forme krimi. //kk//

XS
SM
MD
LG