Lidhje

Rusi: Presidenti Putin bën betimin për një mandat të dytë - 2004-05-07


Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të premten betimin për një mandat të dytë katërvjeçar, duke u zotuar të vazhdojë përpjekjet për të përmirësuar jetën e rusëve të thjeshtë.

Në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti nga televizioni shtetëror, Presidenti Putin premtoi se deri në fund të madnatit të tij, që përfundon në vitin 2008, do ta bëjë Rusinë një vend të fuqishëm dhe paqësor.

Ai tha gjithashtu se suksesi i Rusisë nuk mund të varet nga një person apo një parti e vetme politike. Zoti Putin fitoi më shumë se 70 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve thonë se votimi nuk u zhvillua në përputhje me standardet e një procesi të vërtetë demokratik për shkak të njëanshmërisë së mediave në favor të zotit Putin. //kk//

XS
SM
MD
LG