Lidhje

Greqia, Turqia premtojnë përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në Evropë - 2004-05-07


Greqia dhe Turqia premtuan të përmirësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në Evropë. Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndodhet në Athinë, ku ai dhe homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, shprehën të premten kënaqësinë për afrimin mes vendeve të tyre.

Pas një takimi dy orësh, zoti Karamanlis konfirmoi përsëri mbështetjen për përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithë mosmarrëveshjet në lidhje me ishullin e ndarë të Qipros.

Ky ishull hyri në radhët e Bashkimit Evropian më një maj, por pjesa e tij turke nuk do të gëzojë përfitimet që gëzon ajo qipriote greke, e cila njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Zoti Erdogan ndodhet në Greqi në krye të një delegacioni ekonomik prej më shumë se 100 vetash, në kërkim të lidhjeve më të forta ekonomike midis dy palëve. Kjo është vizita e parë që një kryeministër turk bën në Greqi që nga viti 1988. //kk//

XS
SM
MD
LG