Lidhje

Të burgosurit e Laçit në protestë - 2004-05-08


Rreth 40 te denuar dhe te arrestuar, qe mbaheshin te izoluar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise se Laçit,rreth ores 22 te nates se kaluar, u hodhen ne revolte duke marre peng edhe nje punonje te policise. Ata kerkonin kushte me te mira jetese ne dhomat e paraburgimit si dhe transferimin neper burgje, te te denuarve me vendim te formes se prere nga gjykatat.

Revolta u nderpre ne oret e para te dites se sotme, pas nderhyrjes se forcave speciale dhe drejtuesve te burgjeve,policise dhe prokurorise.Pjesmarresit ne revolten e nates se kaluar u transferuan sot paradite ne komisariatet e policive te rretheve te tjera si dhe ne vendet ku do te vuajne denimin.

Ndaj 6 prej punjonjesve te policise se Laçit ka filluar ndjekja penale per moszbatim te rregullores se dhomave te paraburgimit.Por ndjekja penale ka filluar edhe ndaj organizatoreve te revoltes se nates se kaluar ne komisariatin e policise se Laçit.

//rd//

XS
SM
MD
LG