Lidhje

Irani, përkrahësi më i madh i terrorizmit në botë - 2004-05-08


Irani është përkrahësi më aktiv i terrorizmit në botë. Në raportin e fundit “kahjet e terrorizmit global” të Departamentit të Shtetit, thuhet se në vitin 2003, guarda revolucionare e Iranit dhe Ministria e Zbulimit dhe Sigurimit ishin të përfshira në planifikimin dhe përkrahjen e akteve terroriste.

Raporti thotë gjithashtu se Irani ndihmon grupe terroriste të cilat kanë në shënjestër Izraelin dhe anëtarë të lartë të Al Kaidës. Cofer Black, bashkërenduesi i Shteteve të Bashkuara kundër-terrorizmit thotë se shumë agjenci të qeverisë iraniane bëjnë shumë më tepër se mbledhje informatash.

“Ata kanë pasur dhe kanë zhvilluar marrdhënie me terroristë dhe grupe terroriste për të qenë në gjendje që të kontrollojnë dhe komandojnë operacionet terroriste në përgjigje të kërkesave të komandës shtetërore.”

Ambasadori Black thotë se Hamasi dhe Xhihadi Islamiik palestinez, si dhe Hezbollahu janë ndër grupet terroriste, që kanë marë ndihma financiare dhe logjistike nga qeveria iraniane.

“Ata janë personat, që përmes Sirisë, furnizojnë me armë Hezbollahun i cili vret njerëz të pafajshëm. Ata u ofrojnë strehim udhëheqësve të Al Kaidës të cilët padyshim kanë kontakte me bashkëpunëtorët e tyre në mbarë botën dhe planifikojnë sulme për të vrarë njerëz të pafajshëm, burra, gra dhe fëmijë.”

Ambasadori Black thotë se Shtetet e Bashkura e marrin seriozisht përkrahjen e terrorizmit nga Irani.

“Këta njerëz janë shumë të rrezikshëm. Ata funksionojnë në mbarë botën. Ata kanë vrarë njerëz dhe ndërmarrin operacione, të cilat dëmtojnë drejtë për drejtë njerëz të pafajshëm.”

Njerëzit në krye të qeverisë iraniane, thotë ambasadori Black, duhet të konsiderojnë të ardhmen e tyre dhe se çfarë qëndrimi do të mbajë Irani. Kjo do të thotë ndër të tjera, ndërprerjen e përkrahjes së terrorizmit. //IB

XS
SM
MD
LG