Një ndër universitetet më të vjetra dhe më me prestigj në Shtetet e Bashkuara bëri të njohura disa ndryshime në programin mësimor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Art Chimes, propozimet parashikojnë një përqëndrim më të madh tek shkenca dhe përvoja ndërkombëtare e studentëve.
Universiteti Harwad filloi rishqyrtimin e programit të tij mësimor në vitin 2002, katër vjet pasi ky institut i studimeve të larta riorganizoi për herë të fundit programet bazë.
Propozimet e këshillit pedagogjik, të cilat u bëjnë jehonë sygjerimeve të presidentit të Universiteti, Lawrence Summers, përfshijnë një përqëndrim më të madh tek shkencat, bile edhe për studentët që përqendrohen në fusha siç janë historia dhe arti. Rektori William Kirby, i cili kryesoi komisionin, tha se të gjithë të diplomuarit nga ky univesitet duhet të jenë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë artikuj në revista të tilla shkencore si ”Shkenca” apo ”Natyra”, në të njejtin nivel siç janë në gjendje të kuptojnë artikuj të kritikave letrare.
” Studentët tanë jetojnë në periudhën e një revolucioni të madh teknologjik dhe shkencor dhe është detyrë e universitetit që në pjesën e parë të shekullit 21, t’u jep studentëve një dituri shkencore po aq të thellë sa edhe ajo që u jepet në shkencat shoqërore dhe humane. ”
Shumë universitete që përfshijnë lëndë shkencore në programet e tyre, kanë ofruar prej kohësh veriosne të thjeshta për studentë të degëve joteknike. Këto lëndë shpeshherë njihen me nofkën ”fizika për poetë”. Rektori Kriby e kundërshton një qasje të tillë.
” Kjo është pikërisht ajo që ne nuk kemi në mendje. Ne kërkojmë lëndët që u japin studentëve njohuri bazë dhe i lejon ata të përparojnë. Dhe shpresa, jonë thotë ai, është që t’i integrojmë këto lëndë sa më mirë në programet e fakulteteve shkencore.”
Komisioni pedagogjik i rishikimit të programit të Universitetit Harward thekson gjithashtu se në një kohë të globalizimit në rritje, studentët duhet të pajisen me përvojë të drejtpërdrejtë ndërkombëtare para se të diplomojnë.
”Ne kërkojmë që çdo student i Harwardit të ketë përvojë të rëndësishme ndërkombëtare para se të diplomojë. Kjo mund të arrihet me kurse studimi apo kërkime jashtë vendit. Por mbi të gjitha, ne dëshirojmë që të dërgojmë çdo student të Harawardit jashtë vendit para se të diplomojë.”
Plani i ri kërkon nga studentët e Harwardit të marrin kurse edhe në gjuhë të huaja. Harwardi është ndoshta institucioni më i njohur i arsimit të lartë në Amerikë dhe ndryshimeve të propozuara po u kushtohet vëmendje e madhe. William Durden, presidenti i kolegjit Dickinson, një fakultet i arteve liberale në shtetin e Pensilvanisë, i përshëndeti ndryshimet e propozuara në Harward, duke theksuar se ato duhet të ishin realizuar prej kohësh.//ii