Lidhje

Irak: 35 përkrahës të klerikut al-Sadër të vrarë që nga e diela - 2004-05-11


Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se 35 anëtarë të milicisë besnike të klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadër, janë vrarë gjatë luftimeve në Bagdad.

Gjenerali Mark Kimit tha të hënën se përkrahësit e klerikut janë vrarë në një numër shkëmbimesh zjarri në kryeqytetin irakakin që nga dita e diel.

Dëshmitarët në lagjen Sadër të Bagdadit thanë të hënën se avionët amerikanë bombarduan zyrat e Moktada al-Sadrit, i cili është strehuar në qytetin e shenjtë jugor Naxhaf. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, një ndihmës i klerikut tha se dy persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën gjatë sulmit ajror.

Në perëndim të Bagdadit, një autokolonë e marinsave amerikanë, e shoqëruar nga forca irakiane të sigurimit, hyri në qendër të Falluxhës për herë të parë pas disa javësh, si provë për armëpushimin e brishtë në qytetin kryesisht suni. Nuk ka pasur njoftime për konfrontime me kryengritës.

Të hënën u konfirmua edhe vrasja e një ushtar amerikan në qytetin verior të Mosulit. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, zyrtar ushtarakë amerikanë thonë se ushtari u vra nga një snajper.

Njoftimet bëjnë të ditur se guvernatori i krahinës Delay i shpëtoi të hënën një përpjekjeje për ta vrarë në afërsi të qytetit Bakuba, por dy prej rojeve të tij perosnale u vranë. 17

XS
SM
MD
LG