Lidhje

Kryetari i Parlamentit të Kosovës viziton Tiranën - 2004-05-13


Në Shqipëri ndodhet për një vizitë zyrtare kryetari i parlamentit të Kosovës Nexhat Daci i cili është ftuar nga homologu i tij shqiptar, Servet Pëllumbi.

Zoti Daci është takuar me autoritetet më të larta të shtetit. Ai sot pati një bisedë me presidentin Alfred Moisiu ku është folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, të ardhmen e saj dhe forcimin e bashkëpunimit ku të dy personalitetet kanë rënë dakort mbi rëndësinë që ka ruajta dhe forcimi i stabilitetit të Kosovës. Presidenti Moisiu ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të shprehur edhe gjatë vizitës së para disa kohëve në Prishtinë se zgjidhja e statusit do të ngushtonte hapësirën për ekstremistët e do i shërbente stabilitetit të Kosovës por edhe të rajonit.

Po sot kryetari i parlamentit të Kosovës u takua edhe me kryeministrin Fatos Nano. Gjatë qëndrimit të tij ai do të ketë bisedime edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare si dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit dhe Sarandës, dy nga zonat turistike të preferuara nga shqiptarët e Kosovës.

Këto ditë në Shqipëri kanë zhvilluar takime me autoritetet e Tiranës edhe një grup deputetësh të Komisionit të Ligjeve të parlamentit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG