Lidhje

Ish-ministrja austriake Helga Konrad, përfaqësuese e posaçme e OSBE-së për trafikun njerëzor - 2004-05-14


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka emëruar ish anëtaren e kabinetit qeveritar austriak, Helga Konrad, si përfaqësuesen e saj të posaçme për trafikun njerëzor.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Solomon Passy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së OSBE-së, e bëri këtë njoftim në Vienë.

Zonja Konrad, eksperte e njohur për çështjet e trafikut njerëzor, i tha Këshillit të Përhershëm të Organizatës se qëllimi i saj është trajtimi jo vetëm i trafikut njerëzor për shfrytëzim seksual, por edhe për punë të detyruar, dhe në veçanti trafiku i fëmijëve dhe i të miturve.

Ajo vuri gjithashtu në dukje se OSBE-ja është një organizatë shumë e përshtatshme për të ndërprerë tregtinë ilegale pasi në 55 anëtarët e saj përfshihen vende të origjinës, tranzitit dhe destinacionit të trafikut njerëzor.

//rd//

XS
SM
MD
LG