Lidhje

Bie mbështetja e publikut amerikan për presidentin Bush - 2004-05-15


Një anketë e re e opinionit publik tregon se presidenti Bush po e humbet mbështetjen përkundrejt rivalit të tij demokrat në garën për president.

Sipas anketës së opinionit, e zhvilluar nga rrjeti televiziv CNN dhe revista Time, rezultatet e së cilës u publikuan dje, mbështetja për presidentin Bush ra nga 49 në 46 përqind.

Kandidati i Partisë Demokrate për në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, John Kerry, u mbështet nga 51 përqind e të anketuarve, votues të mundshëm. Anketa me 1 mijë votues arriti gjithashtu në përfundimin se 56 përqind e amerikanëve mendojnë se lufta në Irak nuk ia vlen, një shifër tjetër kjo rekorde.

//ze//

XS
SM
MD
LG