Lidhje

Papa shpall gjashtë shenjtorë të rinj katolikë - 2004-05-16


Gjatë një ceremonie në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit, Papa Gjon Pali i Dytë kanonizoi të dielën gjashtë shenjtorë të rinj katolikë.

Shenjtëria e tij ka kanonizuar më shumë se 480 shënjtorë gjatë papatit të tij 25 vjeçar, më shumë se të gjithë udhëheqësit shpirtërorë të Kishës Katiolile së bashku gjatë 500 viteve të fundit.

Mes shenjtorëve të rinjë janë mjekja italiane Giana Bereta Molla, e cila, duke sakrifikuar jetën për të shpëtuar foshnjën e saj të palindur, u bë simbol i lëvizjes kundër abortit.

Papa Gjon Pali i Dytë kanonizoi edhe dy priftërinj italianë, një murg spanjoll, një prift manorit libanez dhe një vejushë të pasur italiane, e cila ndihmoi fëmijët e braktisur.

XS
SM
MD
LG