Lidhje

Sulmohet motra e kryeministrit të vrarë serb - 2004-05-16


Autoritetet serbe thonë se dy burra sulmuan motrën e kryeministrit të vrarë, Zoran Xhinxhiç, duke e goditur atë me një objekt të mprehtë.

Zyrtarët thonë se persona të panjohur sulmuan dje zonjën Gordana Xhinxhiç-Filipoviç, te shtëpia e saj në qytetin perëndimor Valjevo. Zonja Xhinxhiç-Filipoviç u shtrua në spital dhe njoftohet se është në gjendje të qendrueshme.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, dy sulmuesit e kërcënuan zonjën Xhinxhiç-Filipoviç se do ta vrisnin atë dhe anëtarët e tjerë të familjes së sj nëse ish udhëheqësi paraushatarak, Millorad Llukoviç, gjendet fajtorë nën akuzat për vrasjen e Kryeministrit Xhinxhiç.

Zoti Xhinxhi u vra nga një snajper në mars të vitit të kaluar dhe zoti Llukoviç është dorëzuar kohët e fundit për të dalë në gjyq nën akuzat për organizimin e atentatit. //kk//

XS
SM
MD
LG