Lidhje

19 palestinezë vriten gjatë inkursionit izraelit në Gazë - 2004-05-18


Të paktën 19 palestinezë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë një inkursioni të gjerë nga ushtria izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Helikopterët ushtarakë izraelitë dhe mjetet e blinduara qëlluan kampin e refugjatëve palestinezë në Rafah sot, ndëra trupat kryen bastisje shtëpi më shtëpi për persona të armatosur dhe armë.

Izraeli thotë se shumica e të vrarëve ishte ndër personat e armatosur. Por palestinezët thonë se të paktën 6 nga të vrarët ishin civilë. Pamjet televizive treguan trupat e dy fëmijëve të vrarë të identifikuar si motër dhe vëlla, të shtrirë njeri pranë tjetrit, në një morg të përkohshëm.

Izraeli dislokoi qindra trupa dhe mjete të blinduara në zonë të djelën, pas sulmeve me bomba nga ekstremistët në Gaza, ku u vranë 13 ushtarë izraelitë javën e fundit.

Izraeli thotë se operacioni ka si qëllim arrestimin ose vrasjen e personave të armatosur dhe shkatërrimin e tuneleve që përdoren për kontrabandën e armëve nga Egjipti. Zyrtarët thanë se vetëm shtëpitë e lidhura me tunelet do të shkatërrohen.

Lidhja arabe bëri të ditur se do të fillojë procedurat ligjore për të nxjerrë në gjyq izraelitët për krimet e luftës në Gaza.

Ndërkaq, Gjykata e Lartë e Izraelit ka hedhur poshtë një peticion nga 46 familje palestineze në Rafah, të cilat kërkojnë shqyrtimin e planeve izraelite për shkatërrimin e shtëpive. Autorët e peticionit thonë se shtëpitë e tyre nuk janë përdorur kurrë si baza për sulme ndaj patrullave izraelite.

Prokurorët izraelitë argumentuan se palestinezët nuk kanë të drejtë të kërkojnë shqyrtimin e çështjes ndërkohë që ushtarët izraelitë kanë jetën në rrezik, ose kur operacionet ushtarake do të viheshin në rrezik, ndërkohë që priten rezultatet e shqyrtimit të çështjes.//ii

XS
SM
MD
LG