Lidhje

Presidenti Bush takohet me Kryeministrin e Greqisë, Karamanlis - 2004-05-20


Kryeministri i Greqisë, Costas Karamanlis, i tha Presidentit Bush se Greqia po bën gjithçka është e mundur për të garantuar sigurinë dhe suksesin e Lojrave Olimpike të Athinës. Të dy udhëheqësit u takuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar masat e sigurimit për lojrat dhe çështje të tjera.

Duke folur para takimit, zoti Bush falenderoi udhëheqësin grek për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve para lojrave olimpike verore. Ai tha se babai i tij, ish Presidenti Bush, do të kryesojë delegacionin amerikan të atletëve, në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike verore në muajin gusht.

Bisedimet e sotme pritej gjithashtu të përqendroheshin në marëdhënite mes Greqisë dhe Turqisë dhe gjendjen në Qipro dhe në Lindjen e Mesme. Më vonë, zoti Karamanlis ka në plan të takohet me kryetarët e komisioneve për marrëdhëniet me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.

XS
SM
MD
LG