Lidhje

Presidenti Bush viziton Kongresin - 2004-05-21


Presidenti Bush bëri dje një vizitë të rallë në Kongresin amerikan në përpjekje për të siguruar mbështetjen e republikanëve për politikat e tij në Irak dhe për politikat e brëndshme. Presidenti Bush u kërkoi rreth 200 republikanëve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësusve që ta mbështesin atë ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit. Takimi ishte i mbyllur për mjetet e informimit dhe u njoftua se presidenti nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje. Vizitën në Kongresin amerikan presidenti e bën ndërkohë që është shtuar dhuna në Irak si dhe zemërimi i komunitetit ndërkombëtar lidhur me skandalin e abuzimit të burgosurve irakianë. Kohët e fundit, miratimi i publikut për mënyrën se si zoti Bush e ka kryer punën e presidentit ka rënë në nivelin më të ulët gjatë presidencës së tij, në rreth 46 përqind.

XS
SM
MD
LG