Lidhje

FIFA në 100 vjetorin e themelimit - 2004-05-21


Në vitin 1904, udhëtimet mes vendeve të ndryshme ishin të vështira. Ndryshimet e gjuhëve dhe të monedhave i bënin udhtimet e gjata edhe më të vështira. Atëherë televizioni nuk ekzistonte. Por një qind vjet më parë ekzistonte njëfarë lidhjeje e përbashkët në sportin e futbollit i cili megjithë mungesen e komunikimit dhe të udhëtimit modern ishte shumë tërheqës. Drejtuesit rajonalë të futbollit ndjenë nevojen për një organizatë botërore për të hartuar rregullat e përbashkëta dhe për organizaimin e aktiviteteve ndërkombëtare. Presidenti i tanishem i FIFË-s, Joseph Sepp Blatter komentoi kështu lidhur me krijimin e kësaj organizate botëre.

”Ideja e themelimit të FIFË-s në vitin 1904 ishte për krijimin e lidhjeve ndërkombëtare, për të organizuar ndeshje ndërkombëtare dhe për transferimin e lojtarëve. Kjo ishte arsyeja që 7 shoqatat e atëhershme kombëtare të futbollit u bashkuan në Paris më 21 maj të vitit 1904”.

Nga 7 shoqatat e para anëtare, FIFA është zgjeruar dhe tani ka 204 anëtare të tilla. Kampionati i parë botëror i futbollit i organizuar nga FIFA u zhvillua më 1930 në Uruguaj. Lojrat zhvilloheshin çdo katër vjet për të parë se cili vend kishte ekipin më të mirë të futbollit dhe tani ky kampionat është bërë ngjarja më popullore sportive në botë.

FIFA po e feston këtë javë përvjetorin e themelimit të saj me lojra në Stade De France afër Parisit më 20 maj, në vigjiljen e ditë-lindjes së kësaj Federate. Ekipet pjesëmarrëse do të përfaqësojnë 3 kampionatet botërore, Brazilin kampionin botëror të futbollit për vitin 2002, Gjermaninë, fituesia e kampionatit botërore të femrave të vitit 2003 dhe Francën kampionnen europiane të vitit 2000.

Ekipi gjerman i futbollit të femrave do të ndeshet me një ekip të përbërë prej lojtareve më të mira të botës. Kjo ndeshje do të pasohet me një ndeshje midis Brazilit dhe Francës. Për këto ndeshje janë shitur gati 90 mijë bileta brënda dy ditësh. Këto ndeshje do të jepen në televizion drejtpërdrejt në më shumë se 100 vende në të 6 konfederatat e futbollit. Zoti Blatter tha se futbolli botëror ka marrë një kuptim më të madh se sa thjesht synimi për të shënuar gola. ”Është bërë njëfarë shkolle për të fituar disiplinë individuale, respekt për të tjerë, për bashkëlojtarët, respekt për kundërshtarët dhe për gjyqtarin. Është një lojë lufte me frymë lufte. Por me frymë të mirë. Ky sport jep shumë shpresë. Jo vetëm për t’u bërë lojtar i mirë por për t’u bërë edhe njeri më i mirë".

Gjatë 70 vjetëve të fundit Selia e FIFË’s ka qenë në Zyrich të Zvicrës. Më 14 Maj u vendos guri i parë i themelit në Selinë e re të kësaj organizate në afërsi të Kopshtit Zoologjik të Zyrichut që pritet të hapet në vitin 2006. Guri i themelit përbëhet nga një top futbolli prej çeliku, me diametër një metër e 30 centimetra, në të cilin 204 nxënës të shkollave të Zyrihut kanë vendosur nga një çantë.

Gjithashtu, si pjesë e festimeve me rastin e 100 vjetorit të themelimit, FIFA ka prodhuar një seri programesh televizive dhe disqe digjitale DVD që ajo thotë se pasqyrojnë dramën, pasionin dhe emocionet e momenteve më madhështore të lojrave dhe pikat kulmore të punës së Federatës Ndërkombëtare të Futbollit gjatë 100 vjetëve të të fundit.

XS
SM
MD
LG