Lidhje

Bruksel: ministrat e Bashkimit përpiqen përsëri të ngushtojnë mosmarrëveshjet në çështjet e Kushtetutës - 2004-05-24


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel në një përpjekje të re për ngushtimin e divergjencave dhe për kapërcimin e pengesave që janë bërë shkak për miratimin e kushtetutës së parë të Bashkimit.

Mosmarrëveshjet lidhur me të drejtën e votimit mbeten çështja më e mprehtë me Poloninë, që mbron të drejtat e votës për anëtaret më të vogla të Bashkimit krahasuar me vendet me popullsi më të madhe.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Wlodzimierz Cimoszewicz e cilësoi kompromisin e propozuar nga Irlanda, e cila mban aktualisht presidencën e radhës, si një fillim të mirë por të pamjaftueshëm.

Irlanda shpreson që të arrihet një marrëveshje deri në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Bashkimit që fillon më 17 qershor.//ii

XS
SM
MD
LG