Lidhje

Ish kryeminisitri i Ukrainës, Lazarenko, gjendet fajtor për korrupsion dhe pastrim parash - 2004-05-27


Një prokurore amerikane tha se ish kryeminisitri i Ukrainës Pavel Lazarenko është fajtor për korrupsion dhe pastrim parash dhe se është përpjekur të pasurohet në dëm të popullit të tij. Prokuroja Martha Boerch i bëri këto komente sot gjatë argumentave mbyllëse para një jurie në San Francisco.

Avokati mbrojtës i zotit Lazarenko, Doron Weinberg, u bëri thirrje anëtarëve të jurisë të marrin në konsideratë mungesën e regullave dhe ligjeve në Ukrainë pas përmbysjes së komunizmit.

Po ashtu ai vuri në dyshim besueshmërinë e afaristit Peter Kiritchenko, dëshmitari kryesor i akuzës, duke thënë se ai ka gënjyer gjatë dëshmisë, për të siguruar një masë më të butë dënimi për veten.

Avokati i zotit Lazarenko pritet t’i përfundojë sonte argumentat mbrojtëse. Zoti Lazarenko ka shërbyer si kryeministër i Ukrainës në vitin 1996 dhe ka qëndruar në këtë post për rreth 2 vjet. Më 1999 ai u largua nga vendi dhe kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara.

Ish kryeministri i mohon akuzat dhe thotë se është viktimë e një komploti politik të kundërshtarëve të tij.

XS
SM
MD
LG