Lidhje

Shqipëri: Parlamenti rifilloi debatet mbi nene të vecanta të projekt-ligjit për pronat - 2004-05-31


Parlamenti shqiptar rifilloi debatet mbi nene të vecanta të projekt-ligjit “Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Shqyrtimi nen për nen i projekt-ligjit filloi të enjten pas miratimit në parim me shumicë votash të deputetëve të dy partive më të mëdha, Partise Socialiste dhe Partise Demokratike.

Demokratët votuan pro ligjit, duke provokuar marrëdhëniet me republikanët, një nga partitë më të afërta aleate të opozitës. Një javë më parë parlamenti rrëzoi një projekt-ligj për pronat që ishte përgatitur nga deputetë të djathtë.

Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin e tatimit të jashtezakonshem mbi pronat, ndërsa përfaqësues të qeverisë u shprehën që pronarët do të fitojnë një kthim fizik sa më maksimal të pronave, dhe nga ana tjetër kompensimet në të holla do të përdoren pak, për shkak të pamundësisë së buxhetit shtetëror.

Një tjetër cështje e ngjashme po aq e debatuar, që pritet të ndikojë në jetën politike dhe financat shtetërore shqiptare është edhe ajo e dëmshpërblimit të ish- të përndjekurve politikë për dënimet e padrejta që kanë vuajtur gjatë diktaturës komuniste.//ii

XS
SM
MD
LG