Lidhje

Ngrihen së tepërmi çmimet e naftës - 2004-06-01


Çmimet e kontratave të ardhshme të naftës bruto në New York u ngritën më shumë se 2 dollarë, duke kapur kështu çmimin 42 dollarë për fuçi, që nuk ka qënë kurrë më i lartë, mesa duket në përgjigje të krizës së rëndë të pengjeve në qytetin Khobar të Arabisë Saudite.

Çmimi i naftës bruto u ngrit 4 përqind ditën e parë të rifillimit të shitjes, pasi terroristët e al-Qaidës goditën në Khobar të shtunën. 22 vetë u vranë.

Policia saudite vazhdon të kërkojë për tre persona të armatosur, që ikën, pasi mbajtën për 25 orë peng një grup njerëzish në një kompleks banesash që përdorej nga të huaj që punon në industrinë saudite të naftës. Kriza mori fund dje, kur trupat saudite sulmuan ndërtesën. Një nga 4 terrositët u kap.

XS
SM
MD
LG