Lidhje

Irak: shpërthime masive tronditën një bazë ushtarake amerikane në Kirkuk - 2004-06-01


Një seri shpërthimesh masive tronditën dje vonë një bazë ushtarake amerikane në qytetin Kirkuk të Irakut verior.

Policia irakiane njoftoi se vrasës të panjohur hapën zjarr me mortaja dhe raketa, duke goditur një depo municioni në aeroportin e Kirkukut. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

Shpërthimet ndodhën disa orë pasi nga 2 makina bombë në Bagdad u vranë të paktën 6 veta dhe u plagosën 30 të tjerë.

Në akte të tjera dhune, të paktën 4 irakianë u vranë gjatë përleshjeve midis forcave amerikane dhe ekstremistëve besnikë të klerikur radikal shiit, Maqtada al-sadër në qytetin e shenjtë Kufa.

Po dje, rrjeti televiziv Al-Xhazira transmetoi një videokasetë në të cilën tregoheshin 3 italianë që mbahen peng në Irak. Ata u rrëmbyen afër Bagdadit më 12 prill së bashku me një italian të katërt, i cili u vra pak pasi u mor peng.

Ndërkaq, Presidenti francez Zhak Shirak tha se projekt-rezoluta e OKB-së për Irakun ka nevojë për ndryshime të mëtejshme. Presidenti Shirak tha dje në Paris se rezoluta duhet të pohojë dhe të konfirmojë sovranitetin e plotë të qeverisë së Irakut, veçanërisht përsa u përket anëve ushtarake.

//ze//

XS
SM
MD
LG