Lidhje

SHBA përsërisin paralajmërimin për shtetasit amerikanë që të mos shkojnë në Bosnje-Hercegovinë - 2004-06-03


Shtetet e Bashkuara përsëritën paralajmërimin e tyre për udhëtime në Bosnje-Hercegovinë.

Departamenti i shtetit njoftoi dje se ekspertët mendojnë që më shumë se 500 mijë mina të pashpërthyera dhe mjete të tjera janë ende të varrosura në mbarë Bosnjen. Ndërsa qytetet janë shpallur në përgjithësi pa mina, disa fusha me mina nuk dihen ku ndodhen.

Departamenti i shtetit paralajmëroi gjithashtu se dhuna është e mundur në Bosnje dhe se krimi është në rritje në Sarajevë dhe në qytete të tjera. Në paralajmërim thuhet gjithashtu se interesat e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë ato amerikane, janë herë herë në rrezik. Paralajmërimi për udhëtime në Bosnje u kërkon vizitorëve amerikanë që të shmangin grumbuj njerzish dhe demonstrata dhe të qëndrojnë në gadishmëri gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë, krye-prokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, Carla del Ponte, tha se shpreson që 2 të dyshuarit kryesorë të paditur nga gjykata të kapen këtë vit.

Kryeprokurorja del Ponte i bëri këto komente dje lidhur me Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin, kur vizitoi një memorial në qytetin Potoçari, afër Srebrenicës.

Zonja del Ponte u takua gjithashtu me rreth 40 gra, që humbën të dashurit e tyre pasi forcat sërbe morën nën kontroll Srebrenicën në vitin 1995. Gjykata e Hagës e ka paditur zotin Karaxhiç dhe komandantin e ushtrisë së tij, Ratko Mlladiç për gjenocid në lidhje me vdekjet në Srebrenisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG