Lidhje

Tre kryeministra ballkanikë bisedojnë në Tiranë për bashkëpunim - 2004-06-05


Në takimin e sotëm të organizuar nga kreu i qeverisë shqiptare mungonte Kryeministri i Serbi-Mali i Zi Marovic për shkak të problemeve të tij shëndetësore, dhe ai i Maqedonisë i cili nuk mbërriti në Tiranë për arsye të motit të keq që bënte të pamundur udhëtimin me helicopter. Ndërsa kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi i ftuar dhe ai në takim, që më parë

kishte njoftuar për pamundësinë e pjesmarrjes.

Tre kryetarët e qeverive, ai shqiptar Fatos Nano, i Kroacisë Ivo Sanader dhe kryeministri i Bosnje Hercegovinës Adnan Terzic u ulën për të biseduar hapur larg skemave protokollare të takimeve zyrtare, rreth bashkëpunimit të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe të ardhmes së tyre të përbashkët në strukturat euopiane dhe të Natos. Zoti Nano tha se takime të tilla i shërbenin forcimit të dialogut:

"Një iniciativë që na ndihmon të konsolidojmë më tej dialogun politik midis vendeve kryesore të Europës Juglindre, në një prioces reformash që na bashkojnë në vullnetin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në NATO, në një proces bashkëpunimi që po hap kufijtë dhe tregjet dhe po vë në kontakt gjithnjë e më shumë përfaqësues dhe sipërmarrës, qytetarë dhe përfaqësues të vlerave tona edhe nga fusha e arsimit, artit, kulturës, për të europianizuar rajonin e Ballkanit".

Eshtë e vërtetë se të tre vendet i bashkojnë objetktivat e tyre të njëjta integrimi në Be dhe në Nato, por stadet e ecurisë së tyre në këto procese janë të ndryshme. Bosnje Hercegovina është ende në fazëne përgatitjes së hapjes së bisedimeve për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Shqipëria po kërkon të mbyll këto bisedime, ndërsa Kroacia është kandidate e mundshme për anëtarësim dhe madje ka shumë gjasa që ti bashkohet Rumanisë dhe Bullgarisë për t’u pranuar në 2007.

Përsa i përket Natos, Bosnje Hercegovina është ende larg, ndërsa këtu Shqipëria pret së bashku me Kroacinë takimin e nivelit të lartë të Stambollit që së bashku me Maqedoninë të përcaktohen si grup për anëtarësim në takimin tjetër të Aleancës.

Të tre kryeministrat hartuan një deklaratë të përbashkët ku përvec nxitjes së procesit të integrimit, të gjithë angazhohen për të mbështetur bashkëpunimin rajonal në luftë kundër terrorrismit, kriumit të organizuar korrupsionit nacionalismave ekstrem që konsiderohen si kërcënim për sigurinë, proceset demokratike dhe zhvillimin ekonomik në Europën Juglindore.

//RD//

XS
SM
MD
LG