Lidhje

Takimi i Grupit të Tetëshes - 2004-06-08


Presidenti Bush takohet sot me kritikët e politikës së tij ndaj Irakut, ndërsa udhëheqësit e vendeve të botës së industrializuar po mbërrijnë në Xhorxhia për takimin e nivelit të lartë.

Presidenti Bush do të takohet kokë më kokë me kryeministrin kanadez Paul Martin, kancelarin gjerman Gerhard Shroder dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Në mbrëmje, presidenti dhe zonja Bush do të organizojnë një darkë për kryetarët e shteteve.

Iraku, Lindja e Mesme dhe terrorizmi pritet të jenë temat kryesore të takimit të nivelit të lartë të Tetëshes që po mbahet në një pikë turistike në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Grupi i Tetëshes përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Rusia.

//rd//

XS
SM
MD
LG