Lidhje

Planeti Venus kalon përpara Diellit - 2004-06-08


Në mbarë botën të apasionuarit pas gjithësisë po vëzhgojnë sot një pamje spektakolare.

Planeti Venus do të kalojë para Diellit. Planeti duket si një disk i vogël i zi që lëviz ngadalë përpara diellit gjatë një udhëtimi prej gjashtë orësh.

Australianët ishin të parë parët që panë pamjet të cilat për herë të fundit janë parë në vitin 1882. Ajo ka një domëthënie të vecantë për Australinë ku bregdeti lindor i vendit u zbulua nga eksploruesi britanik Jame Cook pak pasi ai pa në vitin 1769 të njëjtën pamje të Venusit në Tahiti.

Një filter solar rekomandohet të përdoret kur vrojton diellin dhe asnjëherë nuk duhet parë ai direkt pa mjete mbrojtëse. Planeti Venus pritet të bëjë të njëjtën rrugë edhe në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG