Lidhje

Bota përkujton shtypjen e përgjakshme të demonstratave në Sheshin Tiananmen - 2004-06-09


Këtë muaj, njerëzit në gjithë botën shënuan përvjetorin e fushatës së përgjakshme të qeverisë kineze kundër demonstruesve në Sheshin Tiananmen të Pekinit dhe në pjesë të tjera të Kinës. Qindra dsemonstrues të paarmatosur u vranë në qershor të vitit 1989, kur tanke dhe trupa të ushtrisë kineze u përdorën për të shtypur protestat paqesore pro demokracisë. Shumë të tjerë u plagosën dhe mijëra u arrestuan.

Duke shënuar përvjetorin e fushatës, dhjetëra mijëra qytetarë të Hong Kongut organizuan këtë vit një manifesatim të heshtur. Demonstrata u zhvillua në një kohë kur qeveria kineze bëri të njohura masat për të kufizuar reformat demokratike, përfshirë zhvillimin e zgjedhjetve të drejtpërdrejta në Hong Kong.

Në Pekin, sipas agjencive të lajmeve, 15 persona u ndaluan në Sheshin Tiananmen ose në zonat përrreth. Persona të tjerë, për të cilët qeveria kineze mendonte se ishin demonstrues të mundshëm, u ndaluan para përvjetorit ose u detyruan të qendronin në shtëpitë e tyre. Zyrtarë të rrjetit televiziv CNN thonë se qeveria kineze ndërpreu transmetimin përmes satelitit të një programi që përfshinte një reportazh mbi ndalimin nga autoritetet e Pekinit të qytetarëve kinezë që dëshironin të merrnin pjesë në tubimet përkujtimore të këtij viti.

Shumë kinezë i kanë bërë thirrje qeverisë së Pekinit të përmbysë vendimin, sipas të cilit demonstratat paqesor të vitit 1989 cilësohen si rebelim. Mes tyre janë Gjiang Janjongu, mjeku guzimtar, i cili foli hapur vitin e kaluar kur shumë zyrtarë kinezë po përpiqeshin të mbulonin epideminë e Sarsit.

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Adam Ereli, thotë se tani është koha që qeveria kineze t’i rivlerësojë ngjarjet e qershorit të vitit 1989: “E drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e marrjes së vendimeve qeveritare që ndikojnë jetën e tyre, e drejta e tyre për të patur një zë lidhur me vendimet se kush t’i udhëheqë ata dhe të jetojnë në një vend të qeverisur nga ligji; e drejta për të folur dhe për të shkruar lirisht, për të shprehur pikëpamjet e tyre pa frikën e përndjekjes; e drejta e një gjyqi të paanëshëm dhe e përfaqësimit ligjor kur arrestohen apo shkelin ligjet. Këto janë të gjitha gjëra që ne, theksoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, mendojmë se është me rëndësi të shqyrtohen dhe të konfirmohen në Kinë.”

Populli kinez duhet të gëzojë liritë dhe të drejtat e plota, përfshirë një zë në qeverinë e tyre, që përbëjnë bazat e një vendi modern

XS
SM
MD
LG