Lidhje

Funeralet presidenciale ditë zie kombëtare për amerikanët - 2004-06-10


Gjatë gjithë historisë së Shteteve të Bashkuara, funeralet presidenciale kanë qenë ditë zie kombëtare dhe momente kur njerëzit meditojnë. Funerali shtetëror i kësaj jave i ish-presidentit Ronald Reagan është në vazhdën e kësaj tradite.

Për ata që nuk janë dhe aq të rinj, imazhet e funeralit shtetëror të presidentit John Kennedy në vitin 1963, mbeten të gjalla. Ato të kujtojnë jo vetëm dëshpërimin dhe dhimbjen për vrasjen e presidentit, por edhe fuqinë shëruese që ka një ngjarje përkujtimore, e cila përjetohet nga miliona njerëz nëpërmjet televizionit.

“Kështu sot, funerali shtetëror madhështor kaloi para Memorialit të Linkolnit përgjatë Lumit Potomak, drejt vendit ku do të prehet për jetë presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara”.

Vdekja e presidentëve amerikanë, duke filluar nga George Washingtoni, e deri tek Richard Nixoni, qofshin ata në detyrë, ose të tërhequr nga jeta publike, shpeshherë ka shkatuar një periudhë zije kombëtare dhe reflektimesh. Ja si shprehet historiani i presidentëve Allan Lichtman. “Amerika nuk ka mbretër dhe as mbretëresha. Presidentët tanë janë ata që vendosin një lidhje të veçantë mistike me popullin amerikan, prandaj funeralet shtetërore presidenciale janë thuajse të njëjtë me funeralet e mbretërve më të mëdhenj të botës”.

Funerali i fundit shtetëror i një presidenti ishte ai i 10 vjetëve të shkuara për presidentin Richard Nixon. Por familja Nixon zgjodhi që varrimi të bëhej në Kaliforni dhe nuk dëshironte një funeral shtetëror në Washington. Profesori Allan Lichtman thotë se kanë kaluar shumë vjet që nga koha kur në Washington u zhvillua funerali më i fundit, ai i presidentit Lyndon Baines Johnson, në vitin 1973.

Historiani i presidentëve Allan Lichtman mendon se Ronald Reagan ishte një nga figurat politike më me ndikim të shekullit të 20-të. Ai thotë se funerali i presidentit Reagan, pa dyshim që do të shërbejë si shkëndijë për reflektimin kombëtar, diskutime dhe në disa raste, edhe debate lidhur me ligjshmërinë e presidentit Reagan. “Funeralet shtetërore në kryeqytet janë momentet kur njerëzit reflektojnë për presidentin si individ, kontributin e tij në historinë amerikane dhe ç’pasqyrim kanë ato në kohë. Njerëzit reflektojnë me këtë rast për vetë kuptimin e kohëve dhe përfundimisht, shqyrtojnë mësimet që ligjshmëria dhe koha kanë për ditët tona”.

Në Shtetet e Bashkuara, vetëm presidentët dhe ish-presidentët kanë privilegjin për funerale shtetërore. Funerali i parë shtetëror u zhvillua në vitin 1865 për presidentin Abraham Linkoln, i cili u vra vetëm disa ditë pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG