Lidhje

Presidentët Bush dhe Shirak diskutuan për rolin e NATO-s në Irak - 2004-06-10


Presidenti Bush dhe presidenti francez Zhak Shirak diskutuan se çfarë roli duhet të luajë Natoja në Irak ndërkohë që takimi i nivelit të lartë të vendeve më të industrializuara po i afrohet fundit.

Dy udhëheqësit zhvilluan të enjten një takim dypalësh, një ditë pas rezervave të shprehura nga zoti Shirak lidhur me propozimin e presidentit Bush për zgjerimin e angazhimit të Natos në Irak.

Një zyrtar i administratës së presidentit Bush tha se udhëheqësit nuk u përpoqën të arrijnë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Ai e cilësoi qendrimin e palës franceze si të kujdesshëm por jo krejtësisht negativ.

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë përpjekjet për të siguruar më shumë ndihmë ndërkombëtare përsa i përket rindërtimit dhe sigurisë në Irak. Aktualisht Natoja siguron mbështetje logjistike për një divizion të drejtuar nga polakët në Irak. Para përfundimit të takimit, sonte, presidenti Bush do të mbajë një konferencë shtypi.

XS
SM
MD
LG