Lidhje

Homazhe për ish-Presidentin Regan - 2004-06-10


Katër mijë njerëz, përfshirë udhëhëqës botërorë të mëparshëm dhe aktualë marrin pjesë sot në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit për ti dhënë lamtumirën e fundit ish presidentit Ronald Reagan.

Gjatë ceremonisë në Katedrale do të flasë anëtarja e GJykatës së Lartë, Sandra Day O’Connor, gruaja e parë që u bë anëtare e kësaj gjykate.

Presidenti Bush do të mbajë një fjalim, po ashtu edhe i ati i tij, ish presidenti George Herbert Walker Bush. Midis personaliteteve të tjera që do të shprehin homazhet e tyre për Presidentin Reagan do të jenë ish kryeministrja britanike Margaret Thatcher dhe ish kryeministri kanadez Brian Mulroney.

Në mbyllje të ceremonisë, kambana e Katedrales do të bjerë 40 herë, për të kujtuar faktin se Ronald Regani ishte presidenti i 40 i Amerikës.

Pastaj, arkivoli me trupin do të dërgohen përsëri me avion në Kaliforni për një ceremoni varrimi private në Bibliotekën Ronald Reagan në afërsi të Los Angelesit.

Rreth 200 mijë njerëz bënë homazhe pranë arkivolit me trupin e presidentit Regan në Kaliforni dhe në Uashington.

Në ceremonitë e përmortshme shtetërore marrin pjesë udhëheqës nga vende të ndryshme të botës.

Dje trupit të presidentit i bënë homazhe presidenti George Bush dhe Zonja e Parë Laura Bush, me t’u kthyer nga takimi i Grupit të 8-ëshes, .

Po dje, kundërshtari më i ashpër në politikë i Ronald Reganit, Mikhail Gorbaçov, i bëri atij homazhe si mik. Mesatarisht, rreth 5 mijë vizitorë në orë kanë kaluar para arkivolit me trupin e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara. Dje pasdite herët, udhëheqësi i shumicës në senat, Bill Frist i bëri homazhe presidentit, krahas me udhëheqësin e përkohëshëm irakian, Ghazi al-Jawer. Zoti Jawer, i cili sapo kishte ardhur nga takimi i Grupit të 8-ëshes, kaloi para trupit të Presidentit, duke përshëndetur me dorë në zemër. Disa minuta më vonë, erdhi për t’i bërë homazhe mikut të tij edhe ish-kryeministri japonez Jasuhiro Nakasone.

Në Washington kanë ardhur për të marrë pjesë në funeralin e sotëm edhe udhëheqës botërorë të viteve ’80. Në shtëpinë qeveritare të pritjes, ku qëndroi familja Reagan, miqtë zyrtarë erdhën për t’i shprehur ngushëllime zonjës Nancy Reagan.

Ndër miqtë e huaj që erdhën për t’i bërë homazhe presidentit, ishte edhe kryeministrja britanike Margaret Thatcher dhe kryeministri kanadez Brian Mulroney. Pas takimit me zonjën Nancy Reagan, Zoti Mulroney u tha gazetarëve se Zonja e Parë dukej mirë, mbahej e fortë dhe se me gjithë dhimbjen, ajo mbajti një qëndrim me dinjitet. Dritat e ndërtesës Empire State Building në New York mbrëmë u shuajtën. Ato pritet të shuhen përsëri sonte, në shenjë respekti ndaj presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara nga banorët e New Yorkut.

//RD//

XS
SM
MD
LG