Lidhje

Regani – Fitimtari i Luftës së Ftohtë - 2004-06-11


Kur Ronald Reagani erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1981, Lufta e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik ishte në kulmin e saj. Por 8 vjen më vonë, kur Presidenti Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, komunizmi kishte filluar të shembej dhe marrëdhëniet midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik kishin filluar të përmirësoheshin. Në të gjitha këto zhvillime, Presidenti Reagan luajti një rol kryesor.

Në fillim të mandatit si President, Ronald Reagan shpalli se do të forconte arsenalin e armëve bërthamore, me premtimin se do të zprapste komunizmin kudo në botë. Menjëherë pas kësaj, ai e cilësoi Bashkimin Sovjetik si një perandori të së keqes. Kur Mikhail Gorbachev erdhi në fuqi në vitin 1985, ekonomia e Bashkimit Sovjetik ishte në gjendje të vështirë ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdonin të shtonin arsenalin e armatimeve. Hendeku ushtarak midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik po thellohej. Presidenti Regan e shfrytëzoi këtë rast dhe në vitin 1986 u takua me zotin Gorbachov.

Dy udhëheqësit më në fund nënshkruan traktate që ndalonin raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe kufizonin armët strategjike. Alan Lichtman – historian pranë Universitetit Amerikan në Uashington thotë ze presidenti Reagan do të mbahet mend si presidenti që fitoi luftën e ftohtë.

"Lufta e ftohtë vazhdonte e ashpër që nga viti 1945, kur mbaroi lufta e dytë botërore. Por ishte pikërisht në kohën e Ronald Reaganit, që ajo përfundoi me fitoren e Amerikës dhe me fillimin e shpërbërjes së perandorisë sovjetike, pavarësisht nëse për këtë merita i takonte Reganit apo jo, thotë profesori."

Më 1987, Presidenti Reagan vizitoi Murin e Berlinit që për një kohë të gjatë kishte qenë simbol i komunizmit dhe i dominimit sovjetik.

"I drejtohem sekretarit të përgjithshëm Gorbachev. Nëse ju kërkoni paqen, nëse kërkoni begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe për Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizimin: ejani këtu tek kjo portë. Zoti Gorbachev, prisheni këtë mur."

Më pak se një vit pasi zoti Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, Muri i Berlinit ra, një shenjë e sigurt se Lufta e Ftohtë po merrte fund.

Lee Edwards i Fondacionit politik konservator Heritage – është një gazetar i cili e mbuloi presidentin Reagan për afro 40 vjet me radhë. Ai thotë se zoti Reagan arriti shumë gjatë mandateve të tij.

"Ai i dha fund Luftë së Ftohtë pa shkrehur asnjë armë dhe e bëri këtë përmes fuqizimit të jashtëzakonshëm të ushtrisë si dhe duke u mbështetur në masa të tilla si Nisma e Mbrojtjes Strategjike e cila e bindi BS dhe Mikhail Gorbachevin se ata nuki mund ta fitonin dot garën e armatimeve."

Stephen Wayne, profesor i politikës në Universitetin Georgetown në Washington, thotë se disa njerëz e shikonin politikën e jashtëme të Reganit si të papërgjegjshme dhe që mbështetej shumë tek mbrojtja, por pikërisht në këtë mënyrë ai e shpejtoi fundin e luftës së Ftohtë.

"Ai besonte se rusët nuk mund të konkurronin dot me ne dhe se ata do të na respektonin vetëm nëse ne do të kishim forcë ushtarake të jashtëzakonshme. Prandaj Presidenti Regan u përpoq të krijonte pikërisht një forcë të tillë dhe më në fund, sovjetikët u sprapsën."

Lou Cannon – ish gazetar i Washington Postit dhe biograf i Reaganit, thotë se arritja kryesore e presidencës së Reganit ishte mbarimi i luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e BS.

"Parimi qendror i Reaganit ishte se nëse ne bisedonim me Bashkimin Sovjetik nga pozita e forcës BS nuk do të ishte në gjendje të rezistonte dhe do të sprapsej, sepse ata nuk e kishin forcën e duhur ekonomike për ta bërë këtë, thotë Cannon."

Ekspertët thonë se Presidenti Reagan e dinte se ekonomia sovjetike ishte në vështirësi dhe e shfrytëzoi këtë rast. Kjo ishte një lëvizje që e ndryshoi në mënyrë dramatike fytyrën e Evropës dhe marrëdhëniet midis superfuqive të botës.

XS
SM
MD
LG