Lidhje

Amerika i dha lamtumirën e fundit ish presidentit Reagan - 2004-06-11


Amerika i dha lamtumirën e fundit ish presidentit Ronald Reagan. Siç njofton korrespondentja jonë Paula Wolfson, sot, 6 ditë pas vdekjes së tij, familja, miqtë dhe udhëheqës nga e gjithë bota u mblodhën për një shërbim të përmortshëm në Uashington.

Ishte një moment kur njerëzit shkëmbenin kujtimet për jetën e një njeriu që pati një ndikim të madh mbi vendin dhe botën.

Ronald Reagani u përket tani epokave por neve na pëlqente kur ai na përkiste ne, tha në ceremoni Presidenti Bush, i cili foli në emër të popullit amerikan.

”Përmes besimit të tij tek vendi ynë dhe dashurisë për vendin tonë, ai u bë një simbol i përjetshëm i Amerikës,” tha Presidenti.

Të katër ish presidentët amerikanë që janë ende gjallë morën pjesë në ceremoninë e përmortshme në Uashington. Ata ishin ulur së bashku, në vendet e para të Katedrales madhështore prej guri, jo shumë larg arkivolit të mbuluar me flamur.

Ish presidenti George Bush, i ati i presidentit të tanishëm, i cili ka qenë nënpresident gjatë dy mandateve të Ronald Reganit, foli në ceremoni për kujtimet e tij.

”Si nënpresidenti i tij për tetë vjet, unë mësova më shumë nga Ronald Reagani se sa nga çdo njeri tjetër që kam takuar në vitet e mija të jetës publike. Unë mësova nga bujaria e tij ashtu si edhe të tjerët. Mësova edhe nga guximi i tij,” tha ish presidenti Bush.

Në ceremoni morën pjesë edhe dhjetra udhëheqës të huaj së bashku me një numër ish kryetarë shtetesh dhe qeverish që kanë patur punuar nga afër me Shtëpinë e Bardhë në kohën e Reganit. Midis tyre ishte aleatja e tij e fuqishme ideologjike, Margaret Thatcher, e cila ishte kryeministre kur Regani ishte president.

Ishte dëshira e tij, e shprehur shumë kohë para vdekjes, që zonja Thatcher të fliste në funeralin e tij. Meqenëse ajo nuki mund të qendronte dot në këmbë për shkak të shëndetit të dobët, zonja Thatcher i regjistroi në videokasetë komentet e saj. Ajo tha se Amerika humbi një president të madh dhe se ajo humbi një mik të dashur.

”Ai u përpoq të riparonte shpirtin e plagosur të Amerikës, të rikthente forcën e botës së lirë dhe të çlironte skllevërit e komunizmit,” tha ajo.

Ish presidenti Sovjetik Mikhail Gorbachov ishte ulur pranë zonjës Thatcher ndërkohë që zëri i saj i regjstruar mbushte sallën e Katedrales.

Brian Mulroney, i cili bashkëpunoi ngushtë me ppresidentin Reagan kur ishte kryeministër i Kandasë, u tha të pranishmëve se miku i tij i vjetër frymëzoi vendin dhe transformoi botën.

”Sot i them lamtumirë një udhëheqësi të talentuar, një presidenti historik dhe një njeriu fisnik,” tha ai.

Nancy Reagan rrinte e ulur në radhën e parë dhe fëmijët e saj i qendronin pranë. Të gjithë ata që mbajtën fjalime, përmendën forcën që tregoi ajo gjatë viteve kur i shoqi vuante nga sëmundja e Alchajmerit.

Më pas, arkivoli me trupin e presidentit u nxor nga Katedralja nën shoqërimin e tingujve të kambanave që binin në shenjë zie.//ii

XS
SM
MD
LG