Lidhje

Ndihmë për një qeveri të përkohshme - 2004-06-12


Qeveria e përkohshme e Irakut është e gatshme të marrë pushtetin me 30 qershor, ditë kur pritet tranferimi i sovranitetit nga Autoriteti i Koalicionit të përkohshëm. Udhëheqësi shpirtëror i Shiitëve të Irakut, Ajatollahu i Madh Ali al Sistani thotë se ”shpresohet që kjo qeveri të tregojë efikasitet, sinqeritet dhe se mund t’i përmbushë detyrat e mëdha për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.”

Me 8 qershor, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë, në të cilën përkrahej fuqishëm qeveria e re e përkohshme e Irakut. Rezoluta gjithashtu përkrah afatin e parashikuar për transferimin e Irakut në një qeverisje demokratike. Ky proces do të përfshijë zgjedhjet për një asamble kombëtare jo më vonë se në janar të vitit 2005, duke vazhduar me hartimin e një kushtetute të përhershme dhe me mbajtjen e zgjedhjeve për një qeveri demokratike me mandat të plotë deri në fund të vitit 2005.

Hoshiar Zebari është ministër i jashtëm i qeverisë së përkohshme irakiane. Ai thotë se duke hequr etiketën e pushtimit, ne do t’u heqim nga duart terroristëve dhe forcave anti demokratike mundësinë për manifestimin e dhunës në vendin tonë.

Presidenti Bush thotë se qëllimi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është që Iraku të bëhet një vend plotësisht sovran, me një qeveri përfaqsuese e cila mbron dhe u shërben të drejtave të qytetarëve irakianë.

“Krijimi i një Iraku vetëqeverisës dhe të lirë, do tu mohojë terroristëve një bazë për operacionet e tyre, do të diskreditojë ideologjinë e tyre të ngushtë dhe do ti japë shtytje reformatorëve në rajon. Një Irak i lirë do të jetë goditja vendimtare ndaj terroristëve mu në zemër të tyre. Dëshira e irakianëve dhe e forcave të koalicionit është e fortë. Ne nuk do të zbrapsemi nga dhuna e terrorit. Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të sigurojmë që e ardhmja e Irakut të jetë një e ardhme e lirisë,” tha presidenti Bush.

Tani, që një qeveri e përkohshme është gati të marrë pushtetin, thotë presidenti Bush, do të varet nga këta udhëheqës të provojnë vlerën e tyre ndaj qytetarëve irakianë.

“Këta udhëheqës duhet tu tregojnë qytetarëve irakianë se janë të pavarur, të mençur, të aftë, nacionalistë dhe se besojnë në të ardhmen e Irakut.”

Puna e koalicionit, tha presidenti Bush, është që të punojmë me këta udhëheqës.

XS
SM
MD
LG