Lidhje

Britani: Partia Laburiste pëson një humbje të madhe në zgjedhjet lokale - 2004-06-12


Në Britani, Partia Laburiste pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e djeshme lokale në atë që shumica e vëzhgusve thonë se ishte një referendum për politikat e kryeministrit Tony Blair në Irak.

Pas numërimit të gati të gjitha fletë votimeve, rezultatet tregojnë se Partia Laburiste e zotit Blair humbi gati 470 vende në zgjedhjet për anëtarët e 166 këshillave të qeverisë lokale.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se Partia Konservatore e opozitës ka fituar gati 270 vende të tjera, ndërsa liberal-demokratët, të cilët kundërshtuan luftën në Irak, kanë fituar edhe 130 vende të tjera.

BBC-ja parashikon se gjithsejt Partia Konservatore do të fitojë 38 përqind të votave, liberal-demokratët 29 përqind dhe Partia Laburiste 26 përqind. Por analistët ende parashikojnë se Partia Laburiste do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një lajm i mirë për Partinë Laburiste ishte se kandidati për kryetarin e bashkisë së Londrës, Ken Livingstone, fitoi përsëri, duke mundur kandidatin e Partisë Konservatore, Steve Norris.

//ze//

XS
SM
MD
LG