Lidhje

Pas betejës  ish-presidentit Regan me Alcaimer, rihapen debatet për qelizat embrionale - 2004-06-12


Përkrahësit e kërkimeve në fushën e qelizave embrionale thonë se vdekja e presidentit Reagan pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzajmerit thekson më tej nevojën për studime në këtë fushë. Edhe ish-zonja e parë Nancy Reagan mund të thuhet se është një nga përkrahëset më të rëndësishme të këtyre studimeve. Kjo e bën atë të mos pajtohet me shumë politikanë të tjerë konservatorë.

Muajin e kaluar, kur Presidenti Reagan ishte në fazat e fundit të sëmundjes, gruaja e tij, Nancy kërkoi publikisht më tepër mbështetje për kërkimet mbi qelizat embrionale. “Pacientët me Alzajmer i hyjnë një rruge të pashpresë dhe bien në një gjendje që vjen vazhdimisht duke u keqësuar”, thotë zonja Reagan.

Nga qelizat embrionale mund të krijohen qeliza të reja të specializuara, duke rritur kështu mundësinë për riparimin e trurit dhe organeve të tjera të dëmtuara. Për shumë vjet me radhë, zonja Reagan u ka kërkuar politikanëve që të shtohen kërkimet mbi qelizat embrionale në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2001, zonja Reagan i dërgoi një letër presidentit Bush, ku kërkonte më tepër mbështetje me ndihma federale. Por presidenti Bush i ka kufizuar financimet me fonde federale vetëm për kategoritë ekzistuese të këtyre qelizave.

“Kjo na lejon të eksplorojmë mundësinë e kërkimeve mbi qelizat embrionale që janë premtuese dhe të mundshme, pa kapërcyer bazat morale, duke përdorur paratë e taksapaguesve për të nxitur shkatërrimin e mëtejshëm të embrioneve njerëzore, të cilat të paktën kanë potencialin për të jetuar”, thotë Presidenti Bush.

Disa ekspertë thonë se kategoritë ekzistuese të qelizave embrionale, janë aq pak saqë kjo ka dëmtuar studimet për sëmundje të tilla si Alzajmeri, Parkinsoni, Sleroza e Shumëfishtë e të tjera. Zonja Regan, cila është një republikane e vendosur, thotë se ajo e pëlqen personalisht Presidentin Bush, por ajo ndjehet e zhgënjyer që ai nuk ndryshon mendim për këtë çështje.

“Nuk e kuptoj se si mund t’i kthejmë shpinën një problemi të tillë. Ka një numër shumë të madh sëmundjesh që mund të kurohen nga kërkimet shkencore. Deri më sot kemi humbur kaq shumë kohë me kërkimet e pamjaftueshme në këtë fushë”.

Shumë njerëz thonë se zonja Reagan mund të ketë aftësinë për të ndikuar në rezultatet e debatit mbi kërkimet për qelizat embrionale. “Ajo është njeriu që i dha këtë drejtim debatit dhe që theksoi se kërkimet për qelizat embrionale janë një alternativë që ka shanse për sukeses, e cila duhet të ekspolorohet”,- thotë Sheldon Golderberg, President i Shoqatës së Alzajmerit. Para disa ditësh, një grup prej 58 senatorësh amerikanë i dërguan presidentit Bush një letër, me anën e së cilës kërkonin zgjerimin e studimeve për qelizat embrionale. Senatorët shkruanin se kërkimet në këtë fushë krijojnë mundësi më të mëdha për trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve që prekin më tepër se 100 milionë amerikanë. //kk//

XS
SM
MD
LG