Lidhje

Serbët e Bosnjes pranojnë se në Srebrenicë u bë masakër - 2004-06-12


Një komision hetimor i serbëve të Bosnjës pranoi për herë të parë se forcat serbe kanë vrarë mijëra myslimanë në qytetin Srebrenica në vitin 1995, një masakër të cilën qeveria e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Raporti i komisionit që u publikua dje, konfirmon se mijëra myslimanë ishin asgjësuar gjatë 9 ditëve në korrik të vitit 1995 dhe se ata që kryen vrasjet kishin mbuluar krimin. Rreth 8 mijë burra dhe djemë myslimanë u vranë nga forcat serbe ndërkohë që paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, të dislokuar atje për të mbrojtur Srebrenicën, nuk mund të bënin asgjë.

Republika Serbe e Bosnjës kishte mohuar ato që kishin ndodhur në atë qytet. Të dyshuarit kryesorë në lidhje me masakrën, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti më i lartë ushtarak Ratko Mlladiç kërkohen nga gjyka ndërkombëtare për krime lufte.

XS
SM
MD
LG