Lidhje

Al-Kaida mer përgjegjësinë për rrëmbimin e një amerikani dhe vrasjen e një tjetri në Arabinë Saudite - 2004-06-13


Një faqe islamike në Internet botoi një deklaratë, që thuhet se është e Al-Kaidës, në të cilën meret përgjegjësia për rrëmbimin e një amerikani dhe vrasjen e një tjetri dje në Arabinë Saudite.

Në deklaratë thuhet se ky grup do ta trajtojë pengun ashtu si amerikanët trajtuan të burgosurit në Guantanamo dhe në burgun Abu Graib të Irakut.

Ambasada amerikane në Rijad njoftoi se po bashkëpunon me autoritetet saudite për të gjetur amerikanin, fotografia e të cilit u tregua në Internet.

Më parë, ekstremistët vranë një amerikan në Rijad në sulmin e tretë fatal kundër shtetasve perëndimorë në atë vend brënda një jave.

Departamenti amerikan i shtetit u ka kërkuar kohët e fundit amerikanëve që të largohen nga Arabia Saudite. Dje, ambasadori amerikan, James Oberwetter i paralajmëroi amerikanët, që vendosin të qëndrojnë, të tregohen të kujdeshëm. Ai vlerësoi gjithashtu vendosmërinë e Arabisë Saudite për të luftuar terrorizmin.

//ze//

XS
SM
MD
LG