Lidhje

Serbi: një nacionalist dhe një reformator do të ndeshen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale - 2004-06-14


Një nacionalist i vijës së ashpër dhe një reformator pro-perëndimor do të ndeshen në një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.

Komisioni zgjedhor i Serbisë tha se kandidati i Partisë Radikale Serbe, Tomisllav Nikolic mori 31 për qind të votave duke u renditur në krye të kandidatëve të tjerë. Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike pro-reformatore, Boris Tadic i cili mori 29 për qind të votave.

13 kandidatët e tjerë përfunduan me një numër shumë më të vogël votash. Asnjë nga kandidatët nuk mori mbi 50 për qind të votave; si rezultat dy kandidatët kryesorë do të konkurojnë në një raund të dytë më 27 qershor.

Partia Radikale Serbe ka lidhje me ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili po gjykohet në Hagë nën akuzat për krime lufte. Shumë vëzhgues perëndimorë thonë se fitorja e zotit Nikoliç do ta vononte hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Zoti Tadiç u ka bërë thirje të gjitha forcave pro-demokratike në Serbi ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve.

//ze//

XS
SM
MD
LG