Lidhje

SHBA: rifillon fushata e zgjedhjeve presidenciale - 2004-06-15


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, Senatori John Kerri i shtetit Maseçusets, iu kthyen fushatës së zgjedhjeve pas një ndërprerjeje për të nderuar ish Presidentin Ronald Reagan.

Presidenti Bush bëri të hënën një ndalesë në Mizuri, ku diskutoi rreth kujdesit shëndetësor. Gjatë ndalesave të tij në kuadër të fushatës, Senatori Kerry do të përqendrohet tek çështjet ekonomike.

Fushata e zgjedhjeve rifilloi ndërkohë që intensifikohen spekulimet rreth kandidatit të mundshëm demokrat për nënpresident. Pritet që zoti Kerry ta marrë këtë vendim para Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga fundi i korrikut.

Ndërkohë, 26 diplomatë dhe oficerë ushtarakë në pension po u bëjnë thirrje amerikanëve që të mos votojnë për Presidentin Bush në zgjedhjet e nëntorit.

Pritet që grupi i emërtuar Diplomatët dhe Komandantët për Ndryshime, të nxjerrin të merkurën një deklaratë, në të cilën kritikohen politikat e administratës së Presidentit Bush. Grupi thotë se nuk e mbështet zyrtarisht Senatorin Kerry, por thjeshtë mendon se vendi ka nevojë për një udhëheqje të re.

XS
SM
MD
LG