Shpërthimi i një makine bombë në një zonë tregtare të Bagdadit, shkaktoi vdekjen e të paktën 13 vetëve, përfshirë 5 shtetas të huaj.
Kryeministri Iyad Allawi tha se terroristët po përpiqen të parandalojnë transferimin e pushtetit dhe sovranitetit më 30 qershor. Ministri i Brendshëm, Falah al-Nakib, tha se të dhënat fillestare tregojnë se autori i shpërthimit nuk ishte nga Iraku.
Dy britanikë, një amerikan dhe një francez ishin mes të vrarëve. Dhjetra njerëz u plagosën.
Pas shpërthimit, disa irakianë të zëmëruar u mblodhën te skena e ngjarjes, duke kërcyer dhe hedhur parulla anti-amerikane. Disa shprehën zemërin ndaj Shteteve të Bashkuara që nuk kanë mundur të garantojnë sigurinë.
Të dielen, në një tjetër shpërthim vetvrasëse humbën jetën 12 irakianë.