Lidhje

Sulmohen naftësjellësit e Irakut - 2004-06-16


Eksportet e naftës të Irakut u ndërprenë pas një seri sulmesh në dy rafineritë kryesore në jug të vendit.

Zyrtarët thanë se dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimet gjatë tre ditëve të fundit mund të duan më shumë se një javë të riparohen dhe se eksportet ditore të rreth 1 presje 6 milion fuçive naftë nga terminalet jugore në qytetin e Basrës janë mbyllur.

Gjithashtu policia irakiane tha se persona të armatosur në Kirkut vranë në një pritë zyrtarin e lartë të sigurimit të firmës shtetërore Kompania e Naftës Veriore.

Ushtria amerikane tha gjithashtu se nga një sulm me raketa në qyteitn Balad, në veri të Bagdatit, u vranë dy ushtarë amerikanë dhe u plagosën 23 të tjerë.

//rd//

XS
SM
MD
LG