Lidhje

Xhon Kerri kritikon presidentin Bush - 2004-06-16


Kandidati demokrat për President John Kerry kritikoi Presidentin Bush për ndihmën që i kërkoi Vatikanit për përhapjen e vlerave konservatore për disa probleme shoqërore.

Zyrtarët e Vatikanit thanë se gjatë vizitës së zotit Bush në Romë në fillim të qershorit, ai u shpreh se disa peshkopë amerikanë nuk e kanë përkrahur sa ç’duhet për çështje të tilla shoqërore si martesa mes njerëzve të të njëjtit seks, abortin dhe studimet për qelizat embrionale.

Zoti Kerry e quajti kërkesën që thuhet se ka bërë Presidenti Bush, “krejtësisht dhe jashtëzakonisht të pa vend”.

Disa udhëheqës katolikë amerikanë kanë shkaktuar polemika duke kërcënuar se nuk do t’i kungojnë politikanët që nuk janë dakord me politikën e kishës për abortin.

John Kerry është një prej politikanëve për të cilin janë shprehur zyrtarët e Kishës Katolike për shkak të qëndirmit të tij në mbështetje të abortit.

Peshkopët po zhvillojnë një takim privat në Kolorado këtë javë për të diskutuar mbi këtë çështje.

//rd//

XS
SM
MD
LG